Ndryshimi personal – zgjedhje apo zgjidhje?!

NdryshimiÇdo gja që ekziston në botë është në lëvizje dhe iu nënshtrohet procesit të ndryshimit të vazhdueshëm. Njeriu si pjesë e natyrës është pjesë e pandalshme e këtij procesi të ndryshimit.

“Nuk ka asgjë të përhershme, përpos ndryshimit” – Heraklitus

Ndryshimi si proces është i pashmangshëm, ndërsa ndryshimi personal është zgjedhje; të paktën deri atëherë kur e kuptojmë se kufiri në mes të zgjedhjes dhe zgjidhjes arrin mes gravitetit të influencuar nga ndryshimi i të tjerëve dhe vet-ndryshimit. Thënë ndryshe, ose ne e ndryshojmë veten tonë ose kanë me na ndryshu të tjerët. 

BindjetBindjet janë algoritme përmes të cilave qarkullojnë mendimet tona. Mendimet që përsëriten shpesh krijojnë bindjet, të cilat ekzekutohen zakonisht pa vetëdije tonë. Pra, bindjet nuk janë gjë tjetër përpos mendime të cilat i kemi sjell aq shumë nëpër tru, sa që ato kanë kriju një rrugë e cila qarkullon në mënyrë automatike. Sa herë që i sjellim këto mendime, fillojmë me e përjetu rezultatin e tyre në nivelin emocional. Përderisa ndihemi mirë, çdo gjë është në rregull. Por, në atë moment që ne përjetojmë emocione negative në çfarëdolloj situate, është koha me u ndal edhe me reflektu. Emocionet janë reaksion direkt i bindjeve tona në lidhje me veten.

Nëse nuk jeni të gatshëm me ndryshu veten, do të vazhdoni me i akuzu të tjerët duke e lujt rolin e viktimës. NdryshimiKy është skenari më i shpeshtë që ndodh fatkeqësisht. Po nëse doni me i tejkalu vështirësitë, atëherë bëhuni gati për rrugën e ndryshimit personal. Rruga drejt ndryshimit personal është rrugë e gjatë dhe e vështirë nëpër të cilën kalojmë duke e ndryshu veten, e përfundojmë duke e ndryshu botën.

“Dje isha i mençur, e doja ta ndryshoja botën. Sot jam i urtë, e jam duke ndryshuar veten” – Rumi

Mendimet e reja që krijohen gjatë procesit të ndryshimit të bindjeve, do të krijojnë rrugë të reja në trurin tonë. Përsëritja e këtyre mendimeve, bënë që rrugët e reja të shndërrohen në zakone, me ç’rast truri fillon me i përdor shpesh e më shpesh, përderisa rrugët e vjetra rrallë e më rrallë. Paramendoni rrugën nëpër të cilën kaloni çdo ditë me shku në punë, shkollë apo kudo tjetër. Atë rrugë truri i juaj e ka mësu “përmendësh”. Po në rast se e gjeni një shteg më të shkurtë dhe shpejtë, keni me fillu me e përdor rrugën e re dhe gradualisht me harru të vjetrën.

Kur ndryshimi personal bëhet pjesë e jetës suaj, çdo luhatje emocionale tuajen keni me shndërru në terapi personale prej së cilës keni me u shëru njëherë e përgjithmonë. Mbi të gjitha, keni me e kuptu fuqinë dhe përgjegjësinë që e kemi për ta ndryshu realitetin dhe jetën tonë.

Ndryshimi personalNë rast se ende e mendoni ndryshimin personal vetëm si zgjedhje, ju siguroj se keni me përfundu në turbulencën e ndryshimeve që vijnë nga imponimet e të tjerëve. E kur ndryshimin personal e shikoni si zgjidhje të problemeve tuaja me veten dhe relacioneve me të tjerët, keni durim derisa ta arrini përceptimin e pastër, për ta shijuar jetën tuaj dhe respektuar të tjerët për atë që janë – e jo për atë se si do të donim t’i shihnim. E tash, ju mbetet juve ta vendosni! Ndryshimi personal – zgjedhje apo zgjidhje  e juaj?!

Photo Credits:
http://www.influencingstrategies.com/uploads/7/1/5/0/7150143/1634918.jpg?1395605202
http://hcjoeraymond.com/wp-content/uploads/2014/12/BewillingtoChange-HCJoeRaymond-300×210.png
http://www.virtualsocialmedia.com/wp-content/uploads/2013/07/Change-Peoples-Perception-with-Social-Media-Marketing.jpg
http://www.lawpracticetoday.org/wp-content/uploads/2014/08/sunset-successconcept.jpg

 

2 thoughts on “Ndryshimi personal – zgjedhje apo zgjidhje?!

  1. Nora says:

    E bukur. Njeriu behet skllav i shprehive dhe bindjeve te veta. Sa shpejt harrojme qe asnjeri prej nesh nuk eshte rastesi, se secili me ADN te vecante, eshte i destinum me arrit nje qellim. E qellimin duhet ta zbulojme vet. 🙂

  2. Qëndresa says:

    E thjeshte & e mire, direkt ne poente, me t’i çele syte.
    Ky stili jot’ me e pastru fjaline prej dykuptimesive edhe me mbajte te drejtperdrejte, te thjeshte e te paster eshte bash çka i vyne kesaj kohe 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *