Prej intelektit… Përtej intelektit

5-1Njeriu është qenie multidimensionale, dhe si i tillë përfshin jo vetëm aspektin intelektual dhe fizik, por edhe atë emocional dhe shpirtëror.

Intelekti si koncept, është i orientuar drejt definicioneve, rregullave si dhe zgjidhjeve logjike të problemeve. Ndërsa, aspekti emocional lidhet direkt me emocionet, me atë se si ndihemi përgjatë secilit moment të jetës sonë. Çdo debalans i mundshëm në njërin prej këtyre dimensioneve, shkakton probleme edhe në dimensionet tjera. Kështu, problemet emocionale manifestohen edhe në aspektin fizik përmes ndonjë sëmundje apo problemi tjetër shëndetësor. Ndërsa, mjekësia si shkencë ende fokusohet në shërimin e sëmundjes vetëm në aspektin fizik.

5-2Varësisht prej nivelit dhe prespektivës si e shohim botën, fokusohemi kryesisht në vetëm njërin aspekt.  Sistemi shkollor është ai që e zhvillon aspektin intelektual tonin. Sa ma “intelektual” që bëhemi, dhe përparojmë për të mirë në këtë drejtim, gjasat janë me i lanë anash dimensionet tjera. E njeriu si qenie multidimensionale funksionon ma së miri kur e gjen balansin në mes të gjitha këtyre aspekteve.

Kështu, ata që janë të fokusum brenda zonës së intelektit, ndihen të përkufizuar përmes egos së tyre:  titullit shkencor, hierarkisë në strukturën organizative të kompanisë ku punojnë apo statusit që e mbajnë në shoqni. Në momentin kur dështojnë në cilindo prej këtyre përkufizimeve të egos së tyre, ndihen të shkatërruar plotësisht. Kjo sepse, qenien e tyre e kanë mbështet tërësisht vetëm në atë aspekt.

5-4Kur fillojmë me i shiku gjanat edhe jashtë konceptit intelektual, e kuptojmë natyrën e multidimensionalitetit, ndihemi më stabil dhe të kompletuar si qenie.

Shtrohet pyetja: Si me e arrit një gja të tillë?!

Puna e parë është me fillu me i përcjell emocionet tona. Emocionet janë GPS-i që e drejton qenien tonë  dhe janë urë lidhëse mes intelektit dhe shpirtërores. Pra, emocionet na lidhin me pjesën spirituale, i cili aspekt është i lidhur me vetëdijen universale që është përtej mendjes, logjikës edhe asaj që mundemi me e konceptu nga përceptimi 3-dimensional.

Nëse jeni person logjik, keni me pas shumë vështirë në fillim. Pasiqë mendja është mësu me e ekzekutu në mënyrë automatikes logjikën “PËR dhe KUNDËR” para çdo veprimi. A e keni vërejt kur jeni në prag të ndonjë vendimi të rëndësishëm, se si thellohet dilema mes mendjes dhe asaj që e ndjeni në lidhje me atë çështie?

Pyesni veten: Çka është ajo që du? Çka më bënë me u ndi mirë? Shkoni në drejtim të asaj që ju bënë me u ndi mirë emocionalisht. Pa marrë parasysh për çka është fjala. Sa ma e thellë hapësira mes gjendjes suaj emocionale të momentit dhe asaj se si do të ishit ndi më së miri, aq më shumë punë keni për të bërë. E sa më shumë fokusoheni drejt asaj që ju bënë të ndiheni mirë, aq më afër vetëdijes universale jeni. Qoftë edhe atëherë kur mendja juaj dhe të tjerët ju paragjykojnë. Sepse, si ndiheni ju ka më shumë rëndësi se sa vet definicioni i lumturisë apo mendimet e të tjerëve.

5-3Gjeje kohën dhe mënyren si me shku në drejtim të kësaj kënaqësie. Çdo ditë ngapak. Fokusohu vetëm në atë punë, apo relacion që ju bënë me u ndi i/e gjallë.

Përderisa jeni të fokusuar në aspektin intelektual, udhëhiqeni prej mendjes. E mendja kërkon informata, bënë analiza, krahasime me të tjerët dhe udhëhiqet prej egos. Zhvendosni fokusin së pari në aspektin emocional, e pastaj për atë shpirtëror në mënyrë që mendja me qenë në shërbim të shpirtit tuaj, vetëdijes universale, pjesë e së cilës jemi të gjithë ne.

Nëse e keni përshtypjen se koha ju ecë shumë shpejt, atëherë ka mundësi të jeni në gjendjen të cilën Gurdjieff e quan “njeri i fjetur” (sleeping man). Karakteristikë e saj është gjendja kolektive e “fjetur”.  Puna rutinore “8 deri në 5”, mentaliteti i kopesë (me ba çka bëjnë të tjerët) – janë simptoma të kësaj gjendje. E kur jeni të zgjuar shpirtërisht, koha ecën më ngadalë, keni përceptim të pastër, gjendje të vetëdijes më të lartë dhe jeni kreativ. Atëherë çdo ditë e jetës suaj është unike. Të inspiruar keni me qenë në gjendje me kriju gjana unike, të cilat rrjedhin natyrshëm nga sinqeriteti dhe dashnija juaj për jetën.

Photo Credits:
http://www.earthangelslifecoaching.com/Life%20Coaching%2030.jpg
http://www.up2sd.org/images/stories/article/article_wellness.jpg
http://cdn.playbuzz.com/
http://worldunity.me/wp-content/uploads/2015/09/butterfly1.jpg

3 thoughts on “Prej intelektit… Përtej intelektit

  1. Syheda Latifi-Hoxha says:

    Rreze, shkrimi është perfekt. Me shumë kujdesë e lexova dhe kuptova se nuk mjafton vetëm sfera e intelektit dhe shëndeti fizik që të jetë njeriu i lumtur.
    Rrjedhimisht, ky shkrim duhet të jetë udhërrëfyes për të gjthë se ajo që të lumturon qenka fokusimi në aspektin emocional e pastaj në ate shpirtërorë.
    Dashtë Zoti, ky shkrim u lexoftë sa më shumë, që në njerëzit tanë të ngriten vlerat emocionale, shpirtërore, intelektuale si dhe mirëqenja fizike që aktualisht janë, fatkeqësisht, shumë të ulëta në shoqërinë tonë.

  2. Jehona says:

    Ky shkrim besoj eshte nje terapi shpirterore per gjithe njerezit sepse shumica e njerezve gjate jetes “rrezohen”ne greminen e dogmave dhe nga zhurma e opinioneve te tjereve e mbysin zerin e brendshem te tyre. Dhe pa dashur nuk e jetojne jeten me gjera qe e permbushin shpirtin e tyre por qe e permbush “syrin “e opinionit! Te pergezoj Rreze per kete shkrim aq te mrekullueshem!

  3. Meli says:

    Shkrim shumë inspirues në këtë periudhë të demoralizimit kolektiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *