Edukimi, Observimi & Egjipti i lashtë

6-1Rrugës prej Kairos për në vizitë te piramidat e Gizës, ciceroni filloj tregimin e tij me fjalët: “Egjiptianët e vjetër kanë qenë observues të mirë”. Ata i kanë observu dukuritë natyrore, kanë qenë shumë të vëmendshëm për të gjitha ndodhit që i kanë rrethu. Kësisoj kanë arrit me ndërtu një civilizim, i cili vazhdon me e mahnit “botën moderne” edhe sot.

Bota akademike, apo thënë ndryshe bota e atyre që merren me edukim në përgjithësi është e mbushur me njerëz që udhëhiqen prej egos së tyre. Dhe jo vetëm kaq. Sa herë i takon nëpër ngjarje të ndryshme e konferenca, e vëreni se sa shumë kanë nevojë me u tregu të dijshëm e gjithëdijshëm, të rëndësishëm e të pazëvendësueshëm. Bile deri në atë masë sa mund të ju mbajnë me orë të tëra duke shpjegu koncepte, teori e storie “suksesi”, të cilat i përsërisin aq shumë shpesh derisa fillojnë me ju besu vet ma së pari. Është shumë interesant fakti që njerezit ma të zotë dhe të mbërrim që kam taku janë ata që flasin pak për veten e tyre dhe nuk janë të bllokum prej egos së tyre. E ajo që më ka ba përshtypje sidomos është fakti se si në shumicën e situatave këta njerëz janë në modin e “observimit”. Derisa të dalin në skenë… I tillë është Gardner Campbell, të cilin e kam taku në njërën prej Konferencave në Romë. New PictureKur ka dal në skenë me mbajt prezantim, jam mahnit me madhështinë, mprehtësinë, prezencën dhe talentin e tij si edukator.

Ajo që mund të mësojmë prej Egjiptit të lashtë, është se sa shumë sot kemi nevojë për observues të mirë, njerëz që me punën e tyre e shpiejnë njerëzimin përpara.  Observuesi i mirë është krijues i mirë. Siç thoshte mësuesi jem i vjetër: “bonu askushi në botën që krejt dëshirojnë me u ba dikushi”.

Derisa ishim në vizitë te Lugina e Mbretërve (Valley of the Kings, afër qytetit Luxor), për një moment u gjenda e rrethuar me djemë e vajza të reja egjiptiane. 6-3Për mos me e humb rastin, hapa çantën për me marrë telefonin/kamerën për me e ba një fotografi. Kur çka me pa, ata filluan me prit në radhë për me u fotografu me mu… Më shikonin si jashtëtokësor – isha aq e ndryshme prej tyre; më shikonin me aq shumë kurreshtje, me të njejtën masë sa unë i shikoja ata.

Ne jemi njësoj të ndryshëm. Për aq sa ndryshojmë prej dikujt, për aq ndryshon edhe ai prej neve. Për aq sa çuditemi me dikë tjetër, në të njejtë masë do të çuditet edhe ai me neve.

Truri jonë, kur është i programuar,  funksionon në mënyrë lineare. Si rezultat, përceptimi i kohës nga ne është në mënyrë lineare. Të kaluarën (qindra e mijëra vjet mbrapa), zakonisht e asociojmë me “primitivizëm”. Ndërsa, të tashmen, e sidomos të ardhmen e konceptojmë si diçka “moderne” dhe të “avansuar”.  Kushdo që arrin me u njoft sadopak me civilizimin e vjetër egjiptian, ka me e ndërru këtë mendim. Dija, urtësia janë të pavarura nga koha dhe teknologjia. Ato thjeshtë janë valë/energji të përhapura kudo në Univers. Për me pas qasje në to duhet me u akordu me këto frekuenca.  Pa marrë parasysh vendin, hapësirën apo kohën në të cilën jetojmë.

6-4E sa i përket teknologjisë, e shihni këtë fotografi? A keni menduar ndonjëherë se ky njeri që mban në dorë “WI-FI” gjendet në tempullin Edfu (i ndërtuar prej vitit 237 deri në vitin 57 para lindjes së Krishtit) afër qytetit Luxor të Egjiptit?

Është zgjedhja jonë që t’a de-programojmë trurin, nga të menduarit linear, në atë Infinit të çastit. Në atë moment gjenden te trija: Observimi, Edukimi dhe Diturija e vërtetë, në të cilën kanë pas qasje Egjiptianët dhe Civilizimet tjetra të lashta për të cilët dijmë, e nuk dijmë sa duhet.

Photo Credits:
https://www.flickr.com/photos/rreze/
http://notsalmon.com/wp-content/uploads/2012/10/poster-thumb-diff-1024×765.jpg
http://wakeupgvrnmnt.altervista.org/who-first-used-electricity-and-wifi-maybe-the-ancient-egyptians/

2 thoughts on “Edukimi, Observimi & Egjipti i lashtë

  1. Nora says:

    Sa eksperience e kandshme!
    Shkrimet e tua, jane kthy ne “ushqim” te domosdoshem shpirteror per ne, pasi absorbohen lehtesisht nga mendja dhe shpirti. Besoj qe edhe te tjeret jane kureshtare te dijne, menyren si te arrihet, ose si ti ke arrit me nderru menyren e te menduarit.

  2. Shpresa qerkini says:

    Sa sqarime te njemendta dhe frymezuese shpesh her pyetemi se nga kjo teknologji perparuese qe gjendet sot por eshte e pa mundur sot te behen piramida te tilla kjo na shpie ne rrugtimin e te menduarit me te gjer e pothujse pa rrugdalje… RREZE je e kjart dhe rrezaton jet plot si gjethmon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *