Observimi i Paternës – hap i parë për tejkalimin e problemit

Gjithmonë kam qenë e mirë në observimin e paternave (modeleve). Sa mbaj mend prej fëmijërisë, observimet e paternave të para kanë qenë ato të lojërave kompjuterike. Mbasi i mësoja rregullat e lojës, e observoja mirë taktikën e kundërshtarit, në fund e gjeja momentin e duhur për me vepru ma tutje. Sa ma e vëmendshme që isha në observimin e këtyre paternave, aq ma shpejtë dhe e shkathtë bëhesha në përparimin e lojës.

Paternat janë algoritme, të cilat sjellin rezultate të ngjajshme apo të njejta, sa herë që i aktivizojmë me ose pa vetëdijen tonë. Por pjesa ma interesante është se, prej perceptimit tonë individual këto paterna duket se na i shkaktojnë të tjerët.

Ato janë sikur puseta të kahmotshme që kanë mbet nëpër oborr, e sa herë që bie shi mbushen me ujë. Sa me e ulët vetëdija, jepet përshtypja se bota e jashtme është fajtore për këto puseta. Ose më saktë, shiu që bie i ka fajet! Duke u ngrit vetëdija, shumë lehtë mund të observohet se në vend me e dhanë fuqinë dhe përgjegjësinë tonë te të tjerët, rruga ma e thjeshtë dhe funksionale për me e zgjidh këtë problem është me u ul, e me rregullu oborrin tonë. E mbasi ta rregullojmë oborrin, nuk preokupohemi ma nëse bjen shi ose borë nga jashtë!

“Asnjë problem nuk mundet me u zgjedh prej të njejtit nivel të vetëdijes në të cilin është kriju.” – Albert Anjshtajn

E pranuam ose jo, ne të gjithë sillemi brenda rrathëve tanë karmik. Dallimi i vetëm është, nëse jemi apo nuk jemi të vetëdijshëm për to. Mësuesi jem i vjetër, spjegonte se si njëra prej karmave që e  “trashëgojmë” prej momentit që vijmë në këtë botë, është ajo e familjes dhe paraardhësve tanë. Këto paterna janë sfida, të cilat dallojnë prej secilit njeri e sidomos prej nivelit të vetëdijes ku gjendemi. Por, e përbashkëta e të gjitha sfidave është se ato janë MËSIME që duhet tejkaluar.

Në vend me e përdor mendjen me e racionalizu pse jemi brenda asaj paterne (zakonisht “fajet” për këtë gjithmonë del se i ka dikush tjetër), atë duhet përdorur për me e sfidu veten në mënyrë që me dal njëherë e përgjithmonë prej asaj paterne. Cilat janë situatat, rrethanat që na përsëriten në jetë? Si ndihemi kur e përjetojmë këtë gjendje? Për të mësuar si mund ta ndryshoni bindjen bazë, lexoni artikullin tim: Harta e vetes, ndryshimi i bindjes

Njëra prej paternave ma të lehta për observim është ajo mes viktimës dhe agresorit.

Një e njohur e imja, është shembulli ma i mirë për me e ilustru këtë fenomen.

Ajo e posedon një edukatë dhe butësi që në shikimin e parë është për tu admiruar. Po nëse e observon pakëz ma thellë, shumë lehtë e vëren se prapa kësaj butësie e edukate fshehet dobësia e saj. Të tillë njerëz njoh shumë. Të butë, të edukuar, me shumë durim e mirësjellje ndaj të gjithëve. Kjo sepse prej fëmijërisë janë trajnu me ju përmbajt komandave të të tjerëve. Sa ma “rrogëtar i mirë”, aq ma i respektuar nga të tjerët, sa ma konformist aq ma i përshtatshëm për rrethin.

E vërteta është se këta njerëz janë magnet të dhunuesve, mashtruesve – sepse me këtë lloj programimi mundesh me funksionu vetëm ne tandem me dhunesin. Pra, viktimë-agresor, butë–fortë, plus-minus… janë energji që tërhiqen mes veti.

E njohura ime në fjalë, sipas të gjitha gjasave ka kalu një fëmijëri të vështirë. Po atë vetëm mundem me e supozu! Ajo çka e di sigurt është se jeton me burrë abuziv, dhe në punë ka nje shef agresiv që vazhdimisht e shtyp dhe i bënë presion. E shihni paternën këtu?

Në një intervistë, kur një politikan shqiptar fliste mbi të kaluarën tonë historike të afërt, thoshte: “Shqiptarët si viktima që kanë qenë gjatë luftës së fundit me serbët, nuk kanë nevojë me ndryshu. Se me ndryshu duhet agresori, e jo viktima”. E unë them se me ndryshu duhet bash viktima. Pse? Sepse, mentaliteti i viktimës ka me e gjet vetvetiu “dhunuesin”. Është njejtë sikur me ju afru dikujt, duke e mbajtur qafën në pozitën e gatshme për me pësu shuplakë. Ju garantoj se, nëse njeriu i parë që e takoni nuk ka me ju flakë shuplakën, atë keni me e gjet te personi i dytë apo i tretë.

Jam eduku në atë mënyrë që me e përkrah dhe ndihmu gjithmonë të dobëtin. Po tani, e kam mësu se ndihma e vërtetë nuk vjen prej të ngushëlluarit “Kjo është padrejtësi! Ti je i miri, e ai është i keqi në këtë mes!”, “Mos ki dert se bahet mirë, në fund gjithmonë fiton i miri”.

Thyjeni paternën tuaj, mos luani në mënyrën e njejtë, bëhuni mendje-hapur, ndërroni rregullat e lojës, mos e pranoni për asnjë moment rolin e viktimës (edhe atëherë kur ju bënë të ndiheni mirë). Filloni me ndryshimin e bindjeve tuaja së pari! Eksperienca ka me ua vërtetu se nuk keni me kalu nëpër situatat e njejta ma! Njerëzit që ju kanë “shkaktu” dhimbje kanë me ndryshu qasjen ndaj jush njëherë e përgjithmonë, ose përfundimisht kanë me u largu nga jeta juaj. Pas kësaj, rrethana të reja, njerëz të rinjë, eksperienca të reja shumë ma të mira kanë me u shfaq natyrshëm në jetën tuaj…

Photo Credits:

  • http://cdn1.hermandadblanca.org/wp-content/uploads/2013/03/Fibonacci5.jpg
  • http://www.9buz.com/media/albert-einstein-no-problem-can-be-solved-from-the-same-level-of-consciousness-that-created-it
  • http://www.alternet.org/sites/default/files/styles/story_image/public/images/managed/storyimages_1341426256_shutterstock105411329.jpg?itok=AqEFq97a
  • http://www.tiphainemarie.com/2016/08/free-spirit/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *