Si frym’marrjeKa kohë që nuk kam shkru dhe po e ndjej këtë mungesë çdo ditë e ma shumë. Ajo që du me e nda me juve sot është eksperienca që e kam pas gjatë këtyre ditëve.

Pas një kursi online intenziv që e kam mbajt këtyre ditëve, në mënyrë me e rujt energjinë edhe me u fokusu sa ma shumë në mësime, i kam lanë anash pothuajse tërësisht të gjitha gjanat tjera. Sa herë jam frymëzu apo më ka ra në mend ndonjë ide, e kam frenu veten me arsyetimin se nuk është momenti për me u marrë me diçka tjetër.

Në fillim, kjo metodë filloj me funksionu shumë mirë. Pas punës, përkushtohesha pas detyrave dhe të mërkuren e pritsha me pa durim me u ul edhe me i ndjek mësimet online. Dikur kjo rutinë filloj me më lodh fizikisht derisa e humba aftësinë për me e përcjell këtë ritëm. Brenda vetes e dëgjojsha një zë që më thoshte “ke mësu çka është dasht me mësu prej këtij kursi, e tash ka ardh koha me vazhdu punën tande”.

Po dëshira jem e flaktë për me m’su edhe mos me lanë kurgja me më ik, bani që mos mu dorëzu! Ndërsa truri jem i “limitum”, vazhdojke me prodhu mendime që e përkrahnin një gjë të tillë. E gabimin ma të madh e bana atëherë kur mbasi nuk isha në gjendje me vazhdu, fillova me i rezistu dëshirës për me e ndjek intuitën teme. Kjo ndikoj që frekuenca jeme e vibrimit me ra tepër ulët, aq ulët sa filluan me më rrok të gjitha sëmundjet me rreze veprimi 30 km. Paramendoni një copë toke me lartësi mbidetare 0 km. Aty mbledhet uji dhe papastërtia e krejt rrethit. Ashtu u shndërrova une, në magnet të sëmundjeve. E në atë pikë, e sheh që asgjë nuk vlen përpos shnetës. E vetmja punë që më ndihmonte dhe isha në gjendje me ba ishte meditimi.

Sa herë ndihesha ma mirë pas meditimit, edhe e vazhdoja agjendën ditore me mësime në shpi edhe punë rutinore në punë; nuk kalonte pak kohë edhe prapë e gjeja veten në të njejtën pozitë. E lodhur, e sëmur dhe e paaftë me vazhdu.

Si frym'marrjePo ajo që ndodhi sot ishte një zgjim për mu. E kuptova se energjia nuk duhet vetëm me u marrë, po edhe me u dhanë. Se universi funksionon në bazë të ligjit të balansit. Nuk mundesh me qenë nxan’s, pa qenë edhe m’sues dhe anasjelltas. Se uji i pishëm është ai që rrjedh. E mbi të gjitha, sa herë që e shtyp nevojën e brendshme për me u shpreh në çfarëdo lloj forme, je tu e ba krimin ma të madh ndaj vetes.

Kreativiteti, liria e të shprehurit dhe intuita e brendshme që e drejtojnë atë, janë motori kryesor që e mbajnë në jetë qenie time. Ato janë si frym’marrja. Nuk ka kompromis me to. A mundesh me thanë: “Po pushoj këto ditë e nuk po marrë frymë”? Jo pra! E kjo që po e shkruj tash është terapia ime më efikase për me e ngit frekuencën time të vibrimit, në mënyrë që me funksionu si qenie normale njerëzore. Po më gjason në gjendjen kur je në fund të detit, dhe e sheh një rreze drite. Krejt çka të mbetet me ba është me i dhanë vetes edhe forcën e fundit, për me e përcjell atë dritë, derisa ta depërtosh sipërfaqen e ujit. E pas saj me e marrë frym’marrjen e thellë aq të dëshiruar, që të kthen në jetë përfundimisht.

Juve që po e lexoni këtë shkrim, nëse nuk e keni zbulu deri tash, uroj ta gjeni “frymëmarrjen” tuaj sa ma shpejt që është e mundur. Ndërsa atyre që e kanë gjet bashkë me veten teme, ju uroj ta mbajnë sa më gjatë këtë gjendje deri atëherë kur bëhemi një me të.

Photo Credits:
http://www.birminghambreathes.co.uk/
http://jimrandcolours.blogspot.com/2012_06_01_archive.html


0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *