Për ta porositur librin, ju lutem na kontaktoni në rrjetet sociale (Facebook ose Instagram) duke shkruar adresën dhe numrin tuaj të telefonit. Libri i porositur vjen përmes postës. Çmimi i librit: 11 eur.

Libri më i ri “Mesazh prej Përtej Botës që Njohim” i autores Rrezarta Xhaferi doli në shitje prej datës 20 qershor 2024.

Zhytuni në botën mistike të këtij libri që ju çon në një udhëtim magjik metafizik, duke zbuluar mesazhe e njohuri të pazbuluar deri më tani. Libri është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe në të janë të përshkruara tri seanca të mbajtura me R.V. gjatë viteve 2022-2023, me teknikën e hipnozës së shërimit kuantik. Në këtë libër hidhet dritë mbi misteret e ekzistencës dhe shërimit.


Për Librin

Ky libër përmban informacione të cilat vijnë prej një dimensioni komplet tjetër, jashtë atyre të cilat i perceptojmë me radarin e vetëdijes së përditshme individuale e kolektive. Mesazhet që i gjeni këtu hapin dyert për një dimension krejtësisht të ri të komunikimit dhe jetës në të ardhmen. Për disa, ky libër mund të duket si një libër fantastiko-shkencor. Por në fakt, në të përshkruhen ngjarje të cilat kanë ndodhur me të vërtetë.

Ky libër është posaqërisht për të gjithë ata lexues që janë duke kaluar fazën e zgjimit shpirtëror dhe e kuptojnë rëndësinë e njohjes së vetes dhe planit të madh kozmik. Autorja sidomos vë theksin në mundësitë shëruese dhe lidhjes me vetëdijen më të lartë. Urtësia e mësimeve të përçuara përmes dialogjeve me R.V. tregon qartë se vjen prej një niveli shumë të lartësuar, e që është komplet përtej mendjes njerëzore. Siç e thoshte edhe vetë në një moment kur donte të tregonte se sa larg neve ishte jo vetëm ‘fizikisht’ dhe se si ishte e pamundur ta kuptonim nga niveli aktual i vetëdijes:

“Ne jemi 233.284 vite drite larg njëra-tjetrës” – thoshte R.V. nga dimensioni i lartësuar.


Promovimi i Librit

Promovimi i librit “Mesazh prej Përtej Botës që Njohim” është mbajtur me datën 20 qershor 2024, në sallën e Institutit të Historisë në Prishtinë. 


Për Autoren

Rrezarta Xhaferi është autore dhe bashkëthemeluese e “Zgjidhja Personale”. Ka studiuar metafizikën dhe ndryshimin personal. Është shpirt i lirë, e udhëhequr nga e vërteta dhe liria.

Krahas IT-së dhe inxhinierisë, është marrë edhe me edukim. Ka të përfunduar nivelin master në Menaxhim Biznesi dhe Teknologji nga Universiteti i Sheffield-it dhe ka diplomuar në Inxhinierinë Elektrike në drejtimin e Shkencave Kompjuterike dhe Telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës.

Viteve të fundit punon si Facilituese e Shërimit Kuantik dhe mban seanca me klientë nga e gjithë bota.

Na kontaktoni

Nisuni në një ekspeditë nëpër kohë dhe hapësirë, duke eksploruar thellësitë e ekzistencës, esencën e shpirtit si dhe natyrën komplekse të universit me “Mesazh prej Përtej Botës që Njohim”!

Për ta porositur librin, ju lutem na kontaktoni në rrjetet sociale (Facebook ose Instagram). Çmimi i librit: 11 eur.

Ndërsa, për t’i lexuar shkrimet e Rrezes, për ta kontaktuar për punën e saj apo për të caktuar seancë me të, vizitoni blogun e saj: www.rreze.com.



0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *