Derisa vitet ikin, ti mëson:
- të lexosh manipulimin edhe interesin e njerëzve prej distancës;
- të jesh ok edhe kur nuk je e pëlqyer prej tyre;
- t’i lëshosh nga jeta jote ata që mirësinë tënde e kanë marrë për dobësi, e sinqeritetin për budallaki;
- të qeshësh me versionet e thashethemeve pas shpine prej atyre që nuk kanë mbërri me të njoft asnjëherë prej së afërmi;
- të mos presësh miratim nga askush për të ndjekur rrugën tënde;
- të dallosh vlerën e qetësisë dhe të largohesh nga situatat që nuk të sjellin paqe;
- ta kuptosh se nuk ke pse t’u japësh shpjegime për vendimet e tua;
- të pranosh se jo të gjithë do të jenë pjesë e udhëtimit tënd, dhe kjo është ok;
- të vlerësosh më shumë cilësinë sesa sasinë në marrëdhëniet me të tjerët.
- të ndjekësh me pasion ëndrrat e tua, të përqafosh veten me dashni e mirënjohje, dhe të kujtosh se forca më e madhe buron brenda teje.
@rrezeblog
0 Comments