Gjithmonë kam qenë e fascinuar me shkencëtarin Nikola Tesla. Me një nga mendjet më briliante dhe të pazakonta që ka pas bota.

Në njërën anë jam fascinuar me kontibutin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e inxhinierisë elektrike për të cilën kam studiuar edhe vet, e në anën tjetër me idetë dhe vizionin e tij human për një botë të fuqizuar nga burimet e rinovueshme të energjisë të cilat as sot nuk përdoren nga njerëzimi.

Por, si duket ajo që më së shumti më ka fascionuar te Tesla është bashkëdyzimi i karakterit dhe gjenialitetit të tij.

Në librin e tij autobiografik “My Inventions”, Tesla tregon se i pëlqente vetmia, ishte i fokusuar dhe kishte përqendrim intensiv në punën që bënte.  

Duke iu referuar vështirësive të ndryshme që haste në jetësimin e projekteve të tij, në njërin paragraf të këtij libri shkruan:

Nuk jam i gatshëm t’u jap kënaqësinë disa individëve mendjemëdhenj e xhelozë që kanë penguar përpjekjet e mia. Këta njerëz për mua nuk janë gjë tjetër veçse mikrobe të një sëmundjeje të keqe. Projekti im u vonua për shkak të ligjeve të natyrës. Bota nuk ishte e përgatitur për të – ishte shumë përpara kohe. Por, të njëjtat ligje do të mbizotërojnë në fund dhe do ta bëjnë atë një sukses triumfal.

Një nga karakteristikat më të shquara të Teslës ishte aftësia e tij për të vizualizuar shpikjet e tij me shumë detaje përpara se t’i ndërtonte ato. Ai shpesh kalonte muaj apo edhe vite duke përpunuar detajet teorike të ideve të tij në mendjen e tij, përpara se t’i vinte ato në praktikë. Kjo e lejoi atë të arrinte një nivel preciziteti dhe saktësie të pashembullt në fushën e tij.

Tesla ishte një person spiritual dhe besonte se shpikjet e tij ishin frymëzuar nga një fuqi më e lartë.

“Truri im është vetëm një marrës, në Univers ka një bërthamë nga e cila marrim njohuri, forcë dhe frymëzim. Unë nuk kam depërtuar në sekretet e kësaj bërthame, por e di se ajo ekziston.” 

~ Nikola Tesla

Categories: blog

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *