Botën mundesh me e njoft, veç aq sa e njeh veten.
Më tako në pikën ku përfundon programimi dhe fillon frymëzimi…
Për me qenë në gjendje me e dasht dikë, duhet të jeni në gjendje ta doni veten tuaj ma së pari.
Dhimbja është portal që të çon në dritë ose në terr. Krejt varet si e trajton atë. Nëse e anashkalon, bëhesh viktimë. E nëse e shëron, bëhesh hero.
Frekuenca e lartë e vibrimit mundet me qëndru vetëm në prezencë të dashnisë.
Liria vjen atëherë kur shkëputeni prej gjërave që më së shumti kanë rëndësi për juve.
Frymëzimi është forma më e lartë e inteligjencës.
Gjeni është ai njeri që është mjaft i zgjuar për t’i lënë mendimet e veta anash dhe për të kanalizuar më shumë energji universale.
Pas çdo vendimi, nëse ndjen paqe dhe qetësi brenda vetes,… dije që e ke marrë vendimin e duhur.
Puna ma e vështirë edhe ma e meçme është me i pranu të tjerët ashtu si janë 100%.
Rritja asnjëherë nuk mundet me ndodh në zonën e komforit.
Vetë-rezistenca është si tapa e venës, të cilën egoja e përdor për të ndalu rrjedhën e dritës dhe dashnisë nëpër ty.
Ma së shumti për dashninë e të tjerëve kanë nevojë ata që ma së paku e dojnë dhe e pranojnë veten ashtu si janë.
Deluzioni ma i madh i sistemit është imponimi i bindjes që: S’ka mënyrë tjetër!
Manipuluesi i vërtetë përdor jo vetëm aftësitë e tij, por sidomos edhe paaftësitë e tij në favor të vetin.
Ne emër të autoritetit bahen manipulimet ma të mëdhaja.
Puna e vetme ku je i pazëvendësueshëm është ajo të cilën e bënë me pasionin ma të madh.
Humori është arti ma inteligjent i komunikimit.
Perfeksionizmi është sëmundje e amaterit.
Një mentalitet 3D nuk ka aftësi me dasht pa kusht.
Lumturia arrihet kur arrin me e njoft veten deri në atë masë sa me qenë i zoti çdo situatë me e kthy në mësim, edhe me e tejkalu atë sa ma lehtë.
Liria & Dashnija e pakushtëzume janë niveli ma i lartë që mundet me arrit vetëm një qenie njerëzore e realizume & kompletume shpirtnisht.
Porta e vetme për në parajsë është Dashnija.
Kreativiteti është shprehje e lirisë tande.
Me qenë mendje-hapur është ma i randësishëm se me qenë i dijshëm. Sepse dija e vërtetë vjen prej të qenurit i hapur. Ndërsa, njerezit mendje mbyllur mendojnë se e zotërojne dijen, po në fakt krejt çka “rujnë” brenda vetes është injoranca.
Bukuria e vërtetë vjen prej pastërtisë.
Pa u lëndu s’mundesh me u shëru.
Arroganca është maskë e injorancës.
Kur njerëzit “mësojnë” diçka të re, ata kryesisht dojnë me i vërtetu bindjet e tyre në lidhje me atë punë/çështie.
Rritja asnjëherë nuk mundet me ndodh në zonën e komforit.
Njeriu pa pasion është njeri pa dashni. E njeri pa dashni, është i vdekun për së gjalli.
Mendja është tek-mene. Edhe atëherë kur e ke gabim, ta përkthen si mirë.
Natyrshmëria dhe modestia janë dy virtyte prej ma të mirave që mundet me i pas një njeri.
Problemet që i keni, e diktojnë nivelin ku jeni.
Pa i kapërcy limitet e tua, s’mundesh me pas përparim!
Autenticiteti është mënyrë jetese e një shpirti të realizuar.
Njeriu që nuk është në gjendje me e respektu njejtë çdo qenie që frymon jetë, është njeri i hendikepum shpirtnisht.
Pranoji limitimet e të tjerëve! Kjo është e vetmja mënyrë me i pranu edhe kuptu njerëzit.
Ngritja e vetëdijes personale është e vetmja rrugë për ngritjen e vetëdijes kolektive të një shoqnije apo kombi.
Hero është ai që e tejkalon dhimbjen.
Paterna është ajo prej së cilës duhemi me u pastru derisa nuk përsëritet ma.
Trimëria ma e madhe është me i adresu frikat e tua.
Formulat e njëjta gjithmonë sjellin rezultate të njëjta.
Njerëzit dojnë me dëgju informata të nivelit në të cilin janë vet.
Përparimi vjen kur e kupton se vlerat ma të larta të shoqnisë jo domosdoshmërisht duhen me qenë vlerat tua ma të larta.
Aftësija për me dasht e përcakton kapacitetin e kreativitetit. Sa ma e madhe dashnija, aq më i madh kreativiteti.
Nëse do pare, puno për të tjerët; Nëse do lumturi, puno për veti.
Unë besoj fuqishëm se gjithmonë ekziston një zgjidhje paqësore e problemit. Pa marrë parasysh për çfarë lloji të problemit është fjala.
Ne e përdorim neokortekstin për me i arsyetu apo fsheh emocionet tona, në vend me i shfaq lirshëm ato. Sa ma i “menqëm” njeriu, ekziston mundësia ma e madhe e “manipulimit” me emocione.
Pa domethanie, nuk ka kuptim asnjë formë.
Sa ma të lidhur jemi me botën, aq ma të ndarë dhe të polarizum e shohim atë.
Nuk ka keq ose mirë. Krejt çka ekziston është vetëdija, e cila mundëson që gjërat me u duk ndryshe varësisht prej nivelit të vetëdijes në të cilin jeni për momentin.
Humaniteti nuk matet se sa e respekton një njeri që është njejtë si ti, po me atë sa e respekton dikë që është krejt ndryshe prej teje.
Viktimën e “don” veç agresori. Se pa to nuk mundet me mbijetu.
Një shoqni e korruptume mundet me të pranu vetëm si viktimë ose agresorë.
Vetë-rezistenca është si tapa e venës, të cilën egoja e përdor për ta ndalu rrjedhën e dritës dhe dashnisë nëpër ty.
Ma së shumti për dashninë e të tjerëve kanë nevojë ata që ma së paku e dojnë dhe e pranojnë veten ashtu si janë.
Puna e vetme ku je i pazëvendësueshëm është ajo të cilën e bënë me pasionin ma të madh.
Pas çdo vendimi, nëse ndjen paqe dhe qetësi brenda vetes,… dije që e ke marrë vendimin e duhur.