Kur një femër qëndron në fuqinë e saj hyjnore, ajo është e palëkundur.
Shpirti i saj ngrihet në lartësi, duke udhëtuar në hapësira të gjëra dhe të thella.
Trupi i saj përtokëzohet në thellësi, duke krijuar një lidhje të thellë me Tokën dhe vetveten, për të qëndruar e sigurt dhe e patundur.
Ajo është simbol i durimit dhe urtësisë.
Egoja e saj zhvishet vazhdimisht përmes vetëdijësimit, ndërsa bërthama e saj mbetet e paprekur.
Një femër mistike ka një ëndërr, një qëllim që e tejkalon veten e saj.
Zemra e saj shpërndan dashuri, duke ndikuar si në veten ashtu edhe tek të tjerët përreth saj.
Ajo zgjedh esencën në vend të zakonshmes. Krijimin në vend të rutinës. Dashurinë në vend të urrejtjes.
Duke zgjedhur vetminë në vend të nënshtrimit, ajo krijon hapësirë për të festuar lirinë në vend të kufizimeve.
Edhe pse posedon forcë dhe guxim të jashtëzakonshëm, ajo zgjedh mirëkuptimin dhe paqen me të tjerët.
Ajo zgjedh shmangien, jo nga frika, por nga mirësia, duke preferuar të ruajë paqen në vend që të shkaktojë dhimbje.
Brenda vetes ajo gjen qetësinë, e paprekur nga botëkuptimet e botës.
Shkëlqimi i saj i brendshëm është magjepsës.
Bukuria e saj e brendshme nuk njeh moshë, pasi rrjedh nga shpirti i saj i pasur përbrenda.
Ajo është e vetëdijshme që kjo jetë që ka zgjedhur ka për ta mësuar e ngritur shpirtërisht, pavarësisht vështirësive e dhimbjeve që ka kaluar.
Në fund të këtij rrugëtimi, ajo zgjedh të largohet nga kjo jetë në paqe, e bindur se bëri atë që dinte më mirë, pa asnjë pendim.
0 Comments