Gjatë rrugëtimit tënd të rritjes, vjen një moment kur nuk mund ta injorosh më thirrjen tënde të dritës. E as t’i mohosh shenjat e vazhdueshme që të shpiejnë në këtë rrugë, e cila të qon në versionin që je e destinuar të jesh.

Dëshira e madhe për ta ndjekur qëllimin e shpirtit tënd është shumë më e madhe sesa frika nga mendimet dhe gjykimet e të tjerëve. Kur kthen kokën mbrapa, vitet e fshehjes tënde të vërtetë i sheh si hapa të domosdoshëm për të arritur këtu ku je sot. Ndërsa, përpara vetes e ndjen se si po hapesh e lulëzon çdo ditë drejt këtij rrugëtimi magjik.

Sa më shumë që largohesh nga turma duke e ndjekur rrugën tënde unike të zemrës, e shijon prezencën tënde dhe e ndjen madhështinë e Krijuesit. Deri në atë moment, kur e ndjen se gjatë këtij rrugëtimi asnjëherë nuk ke qenë vetëm. As atëherë kur e ke ndjerë vetminë. Aty e zbulon se qindra e mijëra të tjerë kishin qenë duke e ecur rrugën e tyre unike dhe ajo rrugë i ka sjellur ata në dritën që po e shijojmë tani bashkë, krah për krah, zemër për zemër.

Photo Credit: Dalle

Categories: blog

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *