Për ta zgjuar aftësinë e natyrshme të urtësisë brenda nesh, duhet me ec rrugën e shërimit të vetes sonë. Për ata që dojnë rezultate të shpejta dhe të menjëhershme, më vjen keq – sepse ky rrugëtim është një maratonë jetësore. Zgjat po aq sa zgjat vet jeta.

Shumë më lehtë është me e lënë egon tonë me navigu në “auto-pilot” në bazë të programeve, strukturave dhe limiteve që kemi fillu me i “downloadu” prej momentit që kemi ardh në këtë jetë. Egoja e ka një të mirë të madhe, ajo gjithmonë këtë version të huazuar e përkthen si “të mirë, të drejtë”, çdokush që e mbron këtë version e quan “mik”, ndërsa kushdo që proklamon një version ndryshe e shndërron në “armik”.

Rrugëtimi i egos është i parashikueshëm: Egoja së pari kërkon me e gjet rrymën e vet, pastaj me u identifiku me të dhe në fund me u pozicionu kundër ‘armikut’. Dhe mundësisht, mundësisht… me qenë në krye të këtij grupi, klani apo elite.

Në momentin që fillojmë me e shëru veten tonë, shtresë-shtresë, kur egoja nuk ka kohë me u marrë me “kush është më i miri”, aktivizohet urtësia brenda nesh. Sa më thellë që shkojmë drejt procesit të shërimit, aq ma shumë vjen në shprehje kjo urtësi e cila është një shumë e të gjithë eksperiencave, mësimeve, dhimbjeve, lumturive që i kemi përjetu nëpër jetëra, prej momentit të krijmit e deri më tani.

Ky proces shërimi din me na thellu edhe ma shumë brenda vetes. Çdo dhimbje e shëruar lirohet si një fletë qepe, duke i lënë vend shërimit të shtresës tjetër. Ndërsa, efekti i këtij procesi të pastrimit e shërimit i gjason një diamanti i cili shndërit me bukurinë dhe pastërtinë e tij.

Vet-shërimi është procesi më i thellë dhe i rëndësishëm që mundemi me ia dhuru vetes për ta rikthyer harmoninë, mirëqenien dhe balansin e trupit, mendjes dhe shpirtit tonë.

Gjithmonë na mbetet neve me e zgjedh rrugëtimin tonë, prej këtij momenti e tutje: nxitjen e egos që na qon në luftë me veten dhe të tjerët apo shërimin e vetes që na qon drejt paqes me veten dhe të tjerët? Unë tashmë e kam zgjedhur të dytën. Po ju?!

Categories: blog

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *