Me 20 qershor 2024 në sallën e Institutit të Historisë u mbajt promovimi i librit “Mesazh prej Përtej Botës që Njohim” të autores Rrezarta Xhaferi. Në promovimin e librit më të ri të autores morën pjesë shumë mysafirë ndër të cilët lexues-dashës, miq e familjarë.
Hapjen e këtij eventi e bëri Rinon Hoxha (strateg shoqëror), ndërsa në panelin e hapur folën: Ganimete Pashoja Myftiu (shkrimtare), Agim Selimi (psikiatër & regjisor) dhe Xheraldina Rexhepi (aktiviste).
Në fjalimin e saj, Ganimete Pashoja Myftiu ndër të tjera tha: “Rrezja është naviguese e shkëlqyer e thellësisë së shpirtit dhe ne i dorëzohemi me besim dëlirësisë së saj. Rrezja s’ka sedër dhe s’ka agjenda të fshehura. Ajo i shërben të vërtetës dhe qëllimit kulminant, që është shërimi mbarëbotëror dhe evoluimi paralel i aftësisë sonë së të kuptuarit, nga ajo ose kjo botë“.
Agim Selimi foli më shumë mbi rëndësinë e shërimit kuantik. Ndërsa, panelistja e fundit Xheraldina Rexhepi ndër të tjera shpalosi edhe eksperiencën e saj personale të një seance të QHHT-së të mbajtur më herët me Rrezen. Ndër të tjera, ajo tha: “Nuk është rastësi që Rrezja është e përzgjedhura për t’i transmetuar këto mesazhe“.
Në fjalimin përmbyllës, autorja Rrezarta Xhaferi pasi falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, shtëpinë botuese Littera dhe të gjithë bashkëpunëtorët që kanë ndihmuar në daljen në jetë të këtij libri, me theks të veçantë e falënderoj personazhen kryesore R.V. të këtij libri. Në fund, para të pranishmëve ajo ndau përvojat e saja personale që kishte hasur gjatë këtij rrugëtimi.
Për mysafirët e pranishëm u luajt edhe muzikë klasike nga violinistet: Dorë & Ftesë Ramadani.
Në fund, mysafirët patën rastin të marrin si dhuratë librin bashkë me nënshkrimin e autores.
Më poshtë mund ta gjeni videon e shkurtër si dhe fotografitë nga promovimi i librit: “Mesazh prej Përtej Botës që Njohim”.
0 Comments