Prespektiva individualePrespektiva individuale është këndvështrimi jonë, përmes të cilës e shohim dhe e përjetojmë botën në realitetin fizik 3 dimensional në të cilin jetojmë. Në fillim, kur më erdhi idea për aktivizimin e blogut dhe postimeve të mija online, gjëja e parë për të cilën kam mendu është si me pasqyru sa ma qartë prespektivën time prej të cilës munden me mësu të tjerët. Prespektiva ime ashtu si edhe e juaja është unike, andaj të kërkosh që të tjerët të pajtohen me mendimet e tua dhe mënyrën se si e sheh botën dhe realitetin është hipokrizi, apo siç thotë një mik i imi i çmuar është ideologji.

ShahParamendoni lojën e shahut. Çdo figurë e ka nga një rol dhe mund të lëviz vetëm në trajektore të caktuara. Koordinimi i të gjitha figurave në shah e përcakton progresin e lojës së shahut nga të dyja palët.

Krejt çka dëgjojmë është opinion, jo fakt. Krejt çka shohim është perspektivë, jo e vërtetë – Markus Aurelius

Secili njeri e ka prespektiven e vet unike. Mbi 7 miliardë njerëz që jetojnë sot në planet, kanë 7 miliardë prespektiva të ndryshme. Paramendoni 7 miliardë nuanca ngjyrash të ndyshme në thjerrëzat e gjithësecilit njeri në këtë planet. 5E vërteta subjektive e atij që posedon thjerrëzën e kuqe është se bota e ka nuancën e kuqe, ndërsa e atij me ngjyrë të zezë është se bota është e zezë. Që te dy kanë të drejtë, dhe secili prej tyre mendon se e posedon të vërtetën absolute. Prespektiva individuale e tyre nuk është as më shumë e as më pak se e vërteta e tyre subjektive. E për ta gjetur të vërtetën objektive, duhet t’i heqin thjerrëzat me ngjyra. Në rastin tonë i bie t’a tejkalojmë përceptimin tonë individual, duke i lënë anash gjykimet  dhe projektimet tona mbi të tjerët.

Perceptimi Perspektiva e të tjetrëve është thjeshtë ndryshe nga ajo e jona, e nuk është as më e ‘mirë’ ose e ‘keqe’. Truri jonë na ‘i përkthen’ si të tillë në bazë të bindjeve dhe eksperiencës sonë në jetë. Pra, mënyra si ne e përceptojmë botën përmes trurit tonë është prespektiva individuale e cila na e jep iluzionin e ndarjes nga çdo gjë tjetër. Paramendoni sikur këndvështrimi dhe fokusi të jetë në një copë të vetme enigme (puzzle), kur dihet se kuptimi i saj vjen vetëm me bashkimin dhe kompletimin e të gjitha pjesëve të tjera të enigmës (puzzle) që e përbëjnë një tërësi të vetme kuptimplote.

Emëruesi i përbashkët i shumave individuale të prespektivave të një shoqnie, paraqet vetëdijen kolektive të asaj shoqnie.  

Nëse në çfarëdo lloj forme nuk jeni të kënaqur me jetën tuaj, ka ardh koha ta ndryshoni prespektivën përmes të cilës e shikoni botën. Edukimi i vërtetë vjen prej njohjes së vet-vetes. Kuptimi i vërtetë vjen prej vet-njohjes. Ngritja e vetëdijes personale është e vetmja rrugë për ngritjen e vetëdijes kolektive të një shoqnije apo kombi.

NgjyratKur arrin me e tejkalu prespektivën tande, ke me kuptu botën, njerëzit e çka është më e rëndësishmja ke me e kuptu shumë më mirë veten dhe rolin tand në këtë botë. Ndërsa, e mira më e madhe që mundesh me ia ba vetes dhe të tjerëve është me mësu prej këndvështrimeve të ndryshme. Tërësia e të gjitha atyre së bashku të qojnë te e vërteta univerzale absolute. E bardha është ngjyra prej së cilës derivojnë të gjitha ngjyrat dhe nuancat tjera. Sa më larg distanca nga e bardha, aq më i madh kontrasti i ngjyrave, respektivisht dallimi mes tyre.

Në esencë, gjithçka që ekziston në univers është energji e cila përbehet prej atomeve, të cilat përbëhen prej grimcave elektronike që janë vazhdimisht në lëvizje. Kjo energji jam unë, ti, laptopi, tavolina, merimanga dhe uji. Pra, në nivelin ma të thellë, ne të gjithë jemi NJË. Nëse e tejkalojmë  prespektivën tonë individuale (përceptimin e ndarjes nga të tjerët) shkojmë drejt dimensioneve tjera që qojnë drejt unifikimit në NJË tërësi të vetme. Po aq sa kombinimi i të gjitha ngjyrave të qon te ngjyra e BARDHË.

Photo Credits:
http://thumbs.dreamstime.com/t/woman-telescope-20777583.jpg
http://www.red94.net/wp-content/uploads/2015/03/chess1.jpg
https://alexalexeeva.files.wordpress.com/2014/05/5.jpg
http://i.livescience.com/images/i/000/071/936/original/brain-puzzle-141110.jpg?1415652432
https://color.adobe.com/build2.0.0-buildNo/resource/img/kuler/color_wheel_730.png


7 Comments

Nora · December 26, 2015 at 9:48 am

M’pelqeu krahasimi i perspektivave te ndryshme me nuancat e ngjyrave. S’e kisha has me heret.
Shume probleme ne bote vijne pikerisht per shkak se njerezit nuk po arrijne t’i pranojne dallimet ndermjet njerezve si diçka te zakonshme. Po e verej edhe ne debate, kur njerezit sulmojne njeri tjetrin, ata ne fakt nuk e sulmojne konceptin e nje personi, por perspektiven e tij mbi at koncept.
Falemnderit qe e ke shtjellu kete teme. Si shoqeri ishim dashte nga 3 here ne dite me diskutu, per mu bind se te gjithe konvergjojme ne “ngjyren e bardhe”. 🙂
Çelesi i arritjes se kompromisit ne kete bote eshte pikerisht pranimi i perspektives individuale. Nese kthehemi ne kohe dhe i analizojme vetem disa momente ne historine e njerezimit, do te shohim se disa prej gabimeve dhe abuzimeve me te medha ndaj njerezimit jane kryer per shkak se nuk kane arrit t’i pranojne diferencat ndermjet njerezve, komuniteteve dhe popujve.
Kisha pas deshire me lexu ne blogun tuaj serish mbi kete teme. Le te jete vazhdim ose pjesa e dyte.

Bekim Latifi · December 30, 2015 at 9:08 am

Te pergezoj per blogun Rreze. Shume teme e qelluar.
Desha me u lidhe te perspektivat e njerezve dhe te kultura e komunikimit, konkretisht te degjimi i bashkebiseduesit.
Me duket se shpesh, njerezit nuk kane durim ta degjojne bashkebiseduesin deri ne fund duke e nderprere per ta plotesuar, per ta kundershtuar apo per te treguar dicka “edhe me senzacionale”. Kjo ndodhe qofte per shkak te paragjykimit te degjuesit per folesin, per ate qe “ka per te thene”, te egos se tyre apo thjeshte per shkak te lodhjes dhe padurimit per te degjuar.
Ne anen tjeter, kur folesi nderpritet, zakonisht nuk ndjehet mire, sepse nuk ka mundur ta thote ate qe ka pase per qellim dhe/ose nevoje ta thote. Ne te vertete, nderprerja e tjetrit pervec qe ia preke durimin folesit, nuk ia le mundesine degjuesit me e kuptu perspektiven e tjeterit.
Por, si ta kuptojme perspektiven e tjetrit pa e degjuar?
Le t’ia bejme nganjehere kete pyetej vetes.

Syheda · January 1, 2016 at 11:13 am

Të lumtë, Rreze! Shkrimi është tepër i thellë. Për ta kuptu mirë duhet me pas intelekt të lartë. Krahasimi i kodit të mirësjelljes me spektrin e ngjyrave është tepër edukativ, mirëpo aktualisht shumica e njerëzve nuk e dijnë ngjyrën e preferuar personale. Një pjesë e madhe e njerëzve leje që nuk e dijnë ngjyrën e preferuar por edhe janë daltonista. Edhe njëherë, të lumt për studimin.

Violeta · January 1, 2016 at 6:44 pm

Për me i pa gjanat në këtë mënyrë duhet me pas vetëdije tepër të naltë. Të lumtë.

Burbuqe Hana · January 15, 2016 at 11:16 am

Rrezi: sot pata kohe dhe kenaqesi me i kushtu kohe blog-ut tend. Pranoj edhe pergezimet e mia per punen e mire qe e ke fillu. Shpresoj te lexoj edhe shume tema interesante te trajtume nga ti. Per tu kthy ne temen aktuale, kisha pas deshire prej teje me ma qartesu nje mendim: si me lehtesi me e shkri prespektivën tonë individuale (përceptimin e ndarjes nga të tjerët) kur jemi ne nje moshe ku tashme jemi nda nga te tjeret nga rastesia apo perzgjedhja jone e vetedijshme? (p.sh si ti edhe une kemi perzgjedhur kualifikime te drejtimit teknik si dhe kualifikime te metejme-menaxhement dhe marketing). Nje ngjyre ja kemi pshtjell vetes rreth fytit, apo jo? Te themi se jam e interesume qe me kalim te kohes te udhetoj drejt shkrirjes ne te bardhen (mos po behem pulebardhe dhe po flutoj mbi det e lire nje dite;-)). A na duhet me i cky diplomat? T’qafi virtualisht.

Saranda · March 15, 2016 at 11:28 am

Pergezime e nderuara Rreze, vertet pata kenaqesi ta lexoj kete shkrim, dhe dua te citoj se fakti shqetsues ne shoqerin shqipatare per mua eshte “paragjykimi dhe vetbesimi i tepert” duke na drejtuar kah ajo se “une jam me e mire dhe me e ditur se tjetri,” duke na bere te manget ne te gjykuarit dhe te menduarit e drejte. Me kanqesi do vazhdoj te lexoj postimet e juaja.. Mirmbetshi 🙂

sabit kabashi · June 11, 2016 at 11:16 am

Truri në bazë të bindjeve paraprake, prirjeve e simpative na ofron opinionin për ngjarjet. Në kohën e diferencimeve (1981/82) një aktivist partiak (LKJ) foli për aktivitetet “armiqësore” të të rinjve shqiptarë. Janë të lidhur me emigracionin e jashtëm dhe shërbimet sekrete të huaja. Te ta janë gjetur deviza, armë e çka jo tjetër. Pas kësaj në bisedë me një shok të punës me prirje pro regjimit aktual shpreha dyshime për ketë. Jo, jo, kundërshtoi ai, e vërtetë është, u helmue një pjesë e rinisë tonë. Dëgjove, i them unë, ishin futur policia serbe brenda konvikteve të studentëve në Prishtinë dhe kanë rrahur për vdekje shumë prej tyre. Jo, më ndërpreu, kjo është propagandë 100%. Nëse është kjo propagandë edhe kjo që tha aktivisti është rrenë. U ndamë secili me bindjet e veta.

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *